-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Juan 10:14|
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
-
15
|Juan 10:15|
ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
-
16
|Juan 10:16|
Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t´i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
-
17
|Juan 10:17|
Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
-
18
|Juan 10:18|
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im'.
-
19
|Juan 10:19|
Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
-
20
|Juan 10:20|
Dhe shumë nga ata thoshnin: "Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?'.
-
21
|Juan 10:21|
Të tjerë thoshnin: "Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t´ua hap sytë të verbërve?'.
-
22
|Juan 10:22|
U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
-
23
|Juan 10:23|
Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10