-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 27:11|
Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: "A je ti mbreti i Judenjve?'. Dhe Jezusi i tha: "Ti po thua!'.
-
12
|Mateo 27:12|
Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
-
13
|Mateo 27:13|
Atëherë Pilati i tha: "A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?'.
-
14
|Mateo 27:14|
Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.
-
15
|Mateo 27:15|
Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t´i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.
-
16
|Mateo 27:16|
Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.
-
17
|Mateo 27:17|
Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: "Kë doni t´ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?'.
-
18
|Mateo 27:18|
Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.
-
19
|Mateo 27:19|
Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: "Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij'.
-
20
|Mateo 27:20|
Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11