-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Mateo 27:31|
Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
-
32
|Mateo 27:32|
Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.
-
33
|Mateo 27:33|
Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
-
34
|Mateo 27:34|
i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
-
35
|Mateo 27:35|
Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç´ishte thënë nga profeti: "I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time'.
-
36
|Mateo 27:36|
Pastaj u ulën dhe e ruanin.
-
37
|Mateo 27:37|
Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: "KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE'.
-
38
|Mateo 27:38|
Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.
-
39
|Mateo 27:39|
Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,
-
40
|Mateo 27:40|
dhe duke thënë: "Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11