-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Mateo 27:41|
Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:
-
42
|Mateo 27:42|
'Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;
-
43
|Mateo 27:43|
ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"'.
-
44
|Mateo 27:44|
Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.
-
45
|Mateo 27:45|
Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.
-
46
|Mateo 27:46|
Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: "Eli, Eli, lama sabaktani?'. Domethënë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?'.
-
47
|Mateo 27:47|
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: "Ky po thërret Elian'.
-
48
|Mateo 27:48|
Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
-
49
|Mateo 27:49|
Por të tjerët thonin: "Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar'.
-
50
|Mateo 27:50|
Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3