-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
61
|Mateo 27:61|
Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.
-
62
|Mateo 27:62|
Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
-
63
|Mateo 27:63|
duke thënë: "Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".
-
64
|Mateo 27:64|
Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t´i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari'.
-
65
|Mateo 27:65|
Por Pilati u tha atyre: "Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t´ju duket më mirë'.
-
66
|Mateo 27:66|
Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11