-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Mateo 16:23|
Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s´ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve'.
-
24
|Mateo 16:24|
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: "Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
-
25
|Mateo 16:25|
Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.
-
26
|Mateo 16:26|
Ç´përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?
-
27
|Mateo 16:27|
Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.
-
28
|Mateo 16:28|
Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet'.
-
1
|Mateo 17:1|
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
-
2
|Mateo 17:2|
dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
-
3
|Mateo 17:3|
Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.
-
4
|Mateo 17:4|
Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: "Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36