-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Mateo 17:15|
tha: "Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
-
16
|Mateo 17:16|
Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë'.
-
17
|Mateo 17:17|
Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: "O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t´ju duroj? E sillni këtu tek unë'.
-
18
|Mateo 17:18|
Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.
-
19
|Mateo 17:19|
Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: "Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?'.
-
20
|Mateo 17:20|
Dhe Jezusi u tha atyre: "Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t´i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.
-
21
|Mateo 17:21|
Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit'.
-
22
|Mateo 17:22|
Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: "Biri i njeriut do t´u dorëzohet në duart e njerëzve,
-
23
|Mateo 17:23|
dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet'. Dhe ata u pikëlluan shumë.
-
24
|Mateo 17:24|
Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë: "Mësuesi juaj a e paguan taksën e tempullit?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 5-7