-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Mateo 18:8|
Tani në qoftë se dora jote ose këmba jote të skandalizohet për mëkat, preje dhe flake nga vetja; është më mirë për ty të hysh në jetë dorëcung ose i çalë, se sa të kesh dy duar dhe dy këmbë dhe të hidhesh në zjarr të përjetshëm.
-
9
|Mateo 18:9|
Po ashtu, në qoftë se syri yt të skandalizohet për mëkat, nxirre dhe hidhe larg teje; është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy se sa t´i kesh të dy dhe të të hedhin në Gehena të zjarrit.
-
10
|Mateo 18:10|
Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.
-
11
|Mateo 18:11|
Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur.
-
12
|Mateo 18:12|
Si mendoni? Në qoftë se një njeri ka njëqind dele dhe njera prej tyre humb rrugën, a nuk do t´i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat mbi male për të kërkuar atë që humbi rrugën?
-
13
|Mateo 18:13|
Dhe në se i ndodh ta gjejë, unë ju them në të vërtetë se ai do të gëzohet më shumë për këtë, se sa për të nëntëdhjetë e nëntat që nuk kishin humbur rrugën.
-
14
|Mateo 18:14|
Kështu është dëshira e Atit tuaj që është në qiej, që asnjë nga këta të vegjël të mos humbasë'.
-
15
|Mateo 18:15|
'Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd;
-
16
|Mateo 18:16|
por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve.
-
17
|Mateo 18:17|
Në se pastaj refuzon t´i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36