-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Mateo 18:28|
Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste duke thënë: "Më paguaj detyrimin që më ke".
-
29
|Mateo 18:29|
Atëherë shërbëtori shok i tij, i ra ndër këmbë dhe iu lut duke thënë: "Ki durim me mua, dhe do t´i paguaj të gjitha".
-
30
|Mateo 18:30|
Por ai nuk deshi, madje shkoi dhe e futi në burg deri sa ai ta shlyente detyrimin.
-
31
|Mateo 18:31|
Por shërbëtorët e tjerë, kur e panë ngjarjen, u pikëlluan shumë dhe shkuan e i thanë zotërisë së tyre gjithçka që kishte ndodhur.
-
32
|Mateo 18:32|
Atëherë zotëria e tij e thirri dhe i tha: "Shërbëtor i lig, unë ta fala gjithë këtë detyrim, sepse m´u lute.
-
33
|Mateo 18:33|
A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?".
-
34
|Mateo 18:34|
Dhe zotëria i tij, i zemëruar, ua dorëzoi torturuesve deri sa të paguante gjithë detyrimin.
-
35
|Mateo 18:35|
Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, në qoftë se secili prej jush nuk e fal me gjithë zemër vëllanë e vet për fajet e tij'.
-
1
|Mateo 19:1|
Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
-
2
|Mateo 19:2|
Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36