-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Mateo 18:18|
Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell.
-
19
|Mateo 18:19|
Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t´u jepet atyre nga Ati im që është në qiej.
-
20
|Mateo 18:20|
Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre'.
-
21
|Mateo 18:21|
Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: "Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?'.
-
22
|Mateo 18:22|
Jezusi i tha: "Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.
-
23
|Mateo 18:23|
Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet.
-
24
|Mateo 18:24|
Mbasi filloi t´i bëjë llogaritë, i sollën një që i detyrohej dhjetë mijë talenta.
-
25
|Mateo 18:25|
Dhe, duke qenë se ky nuk kishte të paguante, zotëria e tij urdhëroi që të shitej ai me gruan e tij, bijtë e tij dhe gjithë ç´kishte, dhe të shlyejë detyrimin.
-
26
|Mateo 18:26|
Atëherë ai shërbëtor i ra ndër këmbë e i lutej duke thënë: "Zot, ki durim me mua dhe unë do t´i paguaj të gjitha".
-
27
|Mateo 18:27|
I shtyrë nga dhembshuria, zotëria e atij shërbëtori e la të lirë atë dhe ia fali detyrimin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36