-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Mateo 17:5|
Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: "Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!'.
-
6
|Mateo 17:6|
Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
-
7
|Mateo 17:7|
Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: "Çohuni dhe mos kini frikë!'.
-
8
|Mateo 17:8|
Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
-
9
|Mateo 17:9|
Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri'.
-
10
|Mateo 17:10|
Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: "Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?'.
-
11
|Mateo 17:11|
Dhe Jezusi u përgjigj: "Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
-
12
|Mateo 17:12|
Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t´i duhet të vuajë prej tyre'.
-
13
|Mateo 17:13|
Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
-
14
|Mateo 17:14|
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36