-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Mateo 20:13|
Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
-
14
|Mateo 20:14|
Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t´i jap këtij të fundit aq sa ty.
-
15
|Mateo 20:15|
A nuk më lejohet të bëj me timen ç´të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".
-
16
|Mateo 20:16|
Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur'.
-
17
|Mateo 20:17|
Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:
-
18
|Mateo 20:18|
'Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t´u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.
-
19
|Mateo 20:19|
Do t´ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet'.
-
20
|Mateo 20:20|
Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
-
21
|Mateo 20:21|
Dhe ai i tha: "Çfarë do?'. Ajo u përgjigj: "Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde'.
-
22
|Mateo 20:22|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: "Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: "Po, mundemi'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36