-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Mateo 20:23|
Atëherë ai u tha atyre: "Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im'.
-
24
|Mateo 20:24|
Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
-
25
|Mateo 20:25|
Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: "Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
-
26
|Mateo 20:26|
por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;
-
27
|Mateo 20:27|
dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.
-
28
|Mateo 20:28|
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t´i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
-
29
|Mateo 20:29|
Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.
-
30
|Mateo 20:30|
Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit'.
-
31
|Mateo 20:31|
Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!'.
-
32
|Mateo 20:32|
Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: "Çfarë doni të bëj për ju?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36