-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Mateo 20:33|
Ata i thanë: "Zot, të na hapen sytë!'.
-
34
|Mateo 20:34|
Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
-
1
|Mateo 21:1|
Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
-
2
|Mateo 21:2|
duke u thënë atyre: "Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m´isillni!
-
3
|Mateo 21:3|
Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t´i kthejë shpejt'.
-
4
|Mateo 21:4|
Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç´ishtë thënë nga profeti, që thotë:
-
5
|Mateo 21:5|
'I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë'.
-
6
|Mateo 21:6|
Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
-
7
|Mateo 21:7|
Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
-
8
|Mateo 21:8|
Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 5-7