-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Mateo 21:19|
Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: "Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!'. Dhe fiku u tha menjëherë.
-
20
|Mateo 21:20|
Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: "Qysh u tha fiku në çast?'.
-
21
|Mateo 21:21|
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t´i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
-
22
|Mateo 21:22|
Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni'.
-
23
|Mateo 21:23|
Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: "Me ç´pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?'.
-
24
|Mateo 21:24|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t´ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t´ju them me ç´pushtet i kryej këto gjëra.
-
25
|Mateo 21:25|
Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?'. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: "Po t´i themi nga qielli, do të na thotë: "Përse atëhërë nuk i besuat?".
-
26
|Mateo 21:26|
Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet'.
-
27
|Mateo 21:27|
Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: "Nuk e dimë'. Atëhërë ai u tha atyre: "As unë nuk do t´ju them me ç´pushtet i bëj këto gjëra".
-
28
|Mateo 21:28|
'Ç´mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: "Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim";
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36