-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Mateo 25:7|
Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
-
8
|Mateo 25:8|
Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".
-
9
|Mateo 25:9|
Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
-
10
|Mateo 25:10|
Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
-
11
|Mateo 25:11|
Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".
-
12
|Mateo 25:12|
Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".
-
13
|Mateo 25:13|
Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut'.
-
14
|Mateo 25:14|
'Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.
-
15
|Mateo 25:15|
Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.
-
16
|Mateo 25:16|
Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34