- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									37
									 
									 
									|Mateo 25:37|
									Atëherë të drejtët do t´i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Mateo 25:38|
									Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Mateo 25:39|
									Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Mateo 25:40|
									Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t´u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.									
									    
								 
- 
									
									41
									 
									 
									|Mateo 25:41|
									Pastaj ai do t´u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.									
									    
								 
- 
									
									42
									 
									 
									|Mateo 25:42|
									Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,									
									    
								 
- 
									
									43
									 
									 
									|Mateo 25:43|
									isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".									
									    
								 
- 
									
									44
									 
									 
									|Mateo 25:44|
									Atëherë edhe ata do t´i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".									
									    
								 
- 
									
									45
									 
									 
									|Mateo 25:45|
									Atëherë ai do t´u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".									
									    
								 
- 
									
									46
									 
									 
									|Mateo 25:46|
									Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18