- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Mateo 26:11|
									Sepse të varfërit do t´i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Mateo 26:12|
									Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Mateo 26:13|
									Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj'.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Mateo 26:14|
									Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve,									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Mateo 26:15|
									dhe u tha atyre: "Sa do të më jepni që unë t´jua dorëzoj?'. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Mateo 26:16|
									Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Mateo 26:17|
									Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: "Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?'.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Mateo 26:18|
									Dhe ai u përgjigj: "Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"'.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Mateo 26:19|
									Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Mateo 26:20|
									Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18