- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									41
									 
									 
									|Mateo 26:41|
									Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët'.									
									    
								 
- 
									
									42
									 
									 
									|Mateo 26:42|
									U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: "Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!'.									
									    
								 
- 
									
									43
									 
									 
									|Mateo 26:43|
									Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.									
									    
								 
- 
									
									44
									 
									 
									|Mateo 26:44|
									Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.									
									    
								 
- 
									
									45
									 
									 
									|Mateo 26:45|
									Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: "Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve.									
									    
								 
- 
									
									46
									 
									 
									|Mateo 26:46|
									Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër'.									
									    
								 
- 
									
									47
									 
									 
									|Mateo 26:47|
									Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit.									
									    
								 
- 
									
									48
									 
									 
									|Mateo 26:48|
									Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: "Atë që unë do të puth, ai është; kapeni'.									
									    
								 
- 
									
									49
									 
									 
									|Mateo 26:49|
									Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: "Tungjatjeta, Mësues!'. Dhe e puthi përzemërsisht.									
									    
								 
- 
									
									50
									 
									 
									|Mateo 26:50|
									Dhe Jezusi i tha: "Mik, çfarë ke ardhur të bësh?'. Atëherë ata iu afruan, vunë duart mbi Jezusin dhe e zunë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15