-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
71
|Mateo 26:71|
Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: "Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!'.
-
72
|Mateo 26:72|
Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeri'.
-
73
|Mateo 26:73|
Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: "Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!'.
-
74
|Mateo 26:74|
Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeri'. Dhe në atë çast këndoi gjeli.
-
75
|Mateo 26:75|
Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: "Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë'. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.
-
1
|Mateo 27:1|
Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.
-
2
|Mateo 27:2|
Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.
-
3
|Mateo 27:3|
Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se e dënuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë siklat prej argjendi,
-
4
|Mateo 27:4|
duke thënë: "Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj'. Por ata thanë: "Po ne ç´na duhet? Punë për ty!'.
-
5
|Mateo 27:5|
Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30