-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 27:6|
Por krerët e priftërinjve i mblodhën këta denarë dhe thanë: "Nuk është e ligjshme t´i vëmë në thesarin e tempullit, sepse është çmim gjaku'.
-
7
|Mateo 27:7|
Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.
-
8
|Mateo 27:8|
Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: "Ara e gjakut".
-
9
|Mateo 27:9|
Atëherë u përmbush ç´ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë: "Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;
-
10
|Mateo 27:10|
dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti'.
-
11
|Mateo 27:11|
Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: "A je ti mbreti i Judenjve?'. Dhe Jezusi i tha: "Ti po thua!'.
-
12
|Mateo 27:12|
Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
-
13
|Mateo 27:13|
Atëherë Pilati i tha: "A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?'.
-
14
|Mateo 27:14|
Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.
-
15
|Mateo 27:15|
Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t´i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12