-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Mateo 27:26|
Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.
-
27
|Mateo 27:27|
Atëherë ushtarët e guvernatorit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e guvernatorit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën.
-
28
|Mateo 27:28|
Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq.
-
29
|Mateo 27:29|
Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!'.
-
30
|Mateo 27:30|
Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë.
-
31
|Mateo 27:31|
Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
-
32
|Mateo 27:32|
Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.
-
33
|Mateo 27:33|
Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
-
34
|Mateo 27:34|
i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
-
35
|Mateo 27:35|
Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç´ishte thënë nga profeti: "I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 22-24