-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
46
|Mateo 27:46|
Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: "Eli, Eli, lama sabaktani?'. Domethënë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?'.
-
47
|Mateo 27:47|
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: "Ky po thërret Elian'.
-
48
|Mateo 27:48|
Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
-
49
|Mateo 27:49|
Por të tjerët thonin: "Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar'.
-
50
|Mateo 27:50|
Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.
-
51
|Mateo 27:51|
Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;
-
52
|Mateo 27:52|
varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;
-
53
|Mateo 27:53|
dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.
-
54
|Mateo 27:54|
Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: "Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!'.
-
55
|Mateo 27:55|
Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t´i shërbyer;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12