-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
36
|Mateo 27:36|
Pastaj u ulën dhe e ruanin.
-
37
|Mateo 27:37|
Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: "KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE'.
-
38
|Mateo 27:38|
Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.
-
39
|Mateo 27:39|
Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,
-
40
|Mateo 27:40|
dhe duke thënë: "Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!'.
-
41
|Mateo 27:41|
Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:
-
42
|Mateo 27:42|
'Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;
-
43
|Mateo 27:43|
ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"'.
-
44
|Mateo 27:44|
Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.
-
45
|Mateo 27:45|
Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12