-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Mateo 27:16|
Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.
-
17
|Mateo 27:17|
Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: "Kë doni t´ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?'.
-
18
|Mateo 27:18|
Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.
-
19
|Mateo 27:19|
Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: "Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij'.
-
20
|Mateo 27:20|
Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.
-
21
|Mateo 27:21|
Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: "Cilin nga të dy doni që t´ju liroj?'. Ata thanë: "Barabën!'.
-
22
|Mateo 27:22|
Pilati u tha atyre: "Ç´të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?'. Të gjithë i thanë: "Të kryqëzohet!'.
-
23
|Mateo 27:23|
Por guvernatori tha: "Po ç´të keqe ka bërë?'. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: "Të kryqëzohet!'.
-
24
|Mateo 27:24|
Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: "Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju'.
-
25
|Mateo 27:25|
Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: "Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12