-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
61
|Mateo 26:61|
të cilët thanë: "Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"'.
-
62
|Mateo 26:62|
Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: "Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?'.
-
63
|Mateo 26:63|
Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: "Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë'.
-
64
|Mateo 26:64|
Jezusi i tha: "Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit'.
-
65
|Mateo 26:65|
Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: "Ai blasfemoi; ç´na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.
-
66
|Mateo 26:66|
Si ju duket juve?'. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: "Ai është fajtor për vdekje!'.
-
67
|Mateo 26:67|
Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta,
-
68
|Mateo 26:68|
duke thënë: "O Krisht, profetizo! Kush të ra?'.
-
69
|Mateo 26:69|
Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: "Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin'.
-
70
|Mateo 26:70|
Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: "Nuk di ç´po thua!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 15-16