- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									51
									 
									 
									|Mateo 26:51|
									Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.									
									    
								 
- 
									
									52
									 
									 
									|Mateo 26:52|
									Atëherë Jezusi i tha: "Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin.									
									    
								 
- 
									
									53
									 
									 
									|Mateo 26:53|
									A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t´i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?									
									    
								 
- 
									
									54
									 
									 
									|Mateo 26:54|
									Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?'.									
									    
								 
- 
									
									55
									 
									 
									|Mateo 26:55|
									Në atë moment Jezusi u tha turmave: "Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët.									
									    
								 
- 
									
									56
									 
									 
									|Mateo 26:56|
									Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve'. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.									
									    
								 
- 
									
									57
									 
									 
									|Mateo 26:57|
									Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.									
									    
								 
- 
									
									58
									 
									 
									|Mateo 26:58|
									Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.									
									    
								 
- 
									
									59
									 
									 
									|Mateo 26:59|
									Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,									
									    
								 
- 
									
									60
									 
									 
									|Mateo 26:60|
									por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15