- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Mateo 26:21|
									dhe, ndërsa po hanin, tha: "Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë'.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Mateo 26:22|
									Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: "Mos jam unë; Zot?'.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Mateo 26:23|
									Dhe ai duke u përgjigjur, tha: "Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Mateo 26:24|
									Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë'.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Mateo 26:25|
									Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: "Rabbi, mos jam unë ai?'. Ai i tha: "Ti po thua!'.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Mateo 26:26|
									Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: "Merrni, hani; ky është trupi im'.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Mateo 26:27|
									Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: "Pini prej tij të gjithë,									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Mateo 26:28|
									sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Mateo 26:29|
									Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim'.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Mateo 26:30|
									Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18