- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Mateo 26:31|
									Atëherë Jezusi u tha atyre: "Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Mateo 26:32|
									Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile'.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Mateo 26:33|
									Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: "Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!'.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Mateo 26:34|
									Jezusi i tha: "Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë'.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Mateo 26:35|
									Pjetri i tha: "Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi'. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Mateo 26:36|
									Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: "Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem'.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Mateo 26:37|
									Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Mateo 26:38|
									Atëherë ai u tha atyre: "Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua'.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Mateo 26:39|
									Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti'.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Mateo 26:40|
									Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: "Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15