- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									27
									 
									 
									|Mateo 25:27|
									Ti duhet t´ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Mateo 25:28|
									Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Mateo 25:29|
									Sepse atij që ka do t´i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t´i merret edhe ajo që ka.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Mateo 25:30|
									Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh"'.									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Mateo 25:31|
									'Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Mateo 25:32|
									Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Mateo 25:33|
									Dhe delet do t´i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Mateo 25:34|
									Atëherë Mbreti do t´u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Mateo 25:35|
									Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Mateo 25:36|
									isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18