-
-
Bibla Shqiptare
-
-
45
|Juan 5:45|
Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t´ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
-
46
|Juan 5:46|
sepse nëqoftëse ju do t´i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
-
47
|Juan 5:47|
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t´u besoni fjalëve të mia?'.
-
1
|Juan 6:1|
Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.
-
2
|Juan 6:2|
Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.
-
3
|Juan 6:3|
Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.
-
4
|Juan 6:4|
Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.
-
5
|Juan 6:5|
Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: "Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?'.
-
6
|Juan 6:6|
Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç´do të bënte.
-
7
|Juan 6:7|
Filipi iu përgjigj: "Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10