-
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Juan 6:18|
Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
-
19
|Juan 6:19|
Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
-
20
|Juan 6:20|
Por ai u tha atyre: "Jam unë, mos druani!'.
-
21
|Juan 6:21|
Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.
-
22
|Juan 6:22|
Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;
-
23
|Juan 6:23|
ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.
-
24
|Juan 6:24|
Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.
-
25
|Juan 6:25|
Kur e gjetën përtej detit i thanë: "Mësues, kur erdhe këtu?'
-
26
|Juan 6:26|
Jezusi u përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.
-
27
|Juan 6:27|
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t´jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.'
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10