-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Mateo 6:13|
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".
-
14
|Mateo 6:14|
Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t´jua falë edhe juve;
-
15
|Mateo 6:15|
por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t´ua falë juve gabimet tuaja.
-
16
|Mateo 6:16|
Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t´u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
-
17
|Mateo 6:17|
Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën,
-
18
|Mateo 6:18|
me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.
-
19
|Mateo 6:19|
Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,
-
20
|Mateo 6:20|
përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.
-
21
|Mateo 6:21|
Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.
-
22
|Mateo 6:22|
Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7