-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Mateo 6:33|
Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t´ju shtohen.
-
34
|Mateo 6:34|
Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet'.
-
1
|Mateo 7:1|
'Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.
-
2
|Mateo 7:2|
Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t´ju masin të tjerët.
-
3
|Mateo 7:3|
Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?
-
4
|Mateo 7:4|
Ose, si mund t´i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
-
5
|Mateo 7:5|
O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
-
6
|Mateo 7:6|
Mos u jepni qenve ç´është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t´ju shqyejnë.
-
7
|Mateo 7:7|
Lypni dhe do t´ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t´ju çelet.
-
8
|Mateo 7:8|
Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t´i çelet atij që troket.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7