-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Mateo 7:9|
A ka midis jush ndonjë njeri që, po t´i kërkojë i biri bukë, t´i japë një gur?
-
10
|Mateo 7:10|
Ose po t´i kërkojë një peshk, t´i japë një gjarpër?
-
11
|Mateo 7:11|
Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t´u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t´u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
-
12
|Mateo 7:12|
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t´ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
-
13
|Mateo 7:13|
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
-
14
|Mateo 7:14|
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
-
15
|Mateo 7:15|
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
-
16
|Mateo 7:16|
Ju do t´i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?
-
17
|Mateo 7:17|
Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
-
18
|Mateo 7:18|
Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7