-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Mateo 8:10|
Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: "Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.
-
11
|Mateo 8:11|
Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
-
12
|Mateo 8:12|
por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve'.
-
13
|Mateo 8:13|
Dhe Jezusi i tha centurionit: "Shko dhe u bëftë ashtu si besove!'. Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.
-
14
|Mateo 8:14|
Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.
-
15
|Mateo 8:15|
Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t´u shërbejë.
-
16
|Mateo 8:16|
Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,
-
17
|Mateo 8:17|
që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: "Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona'.
-
18
|Mateo 8:18|
Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër.
-
19
|Mateo 8:19|
Atëherë një skrib iu afrua dhe i tha: "Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7