-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 9:6|
Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde'.
-
7
|Mateo 9:7|
Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
-
8
|Mateo 9:8|
Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
-
9
|Mateo 9:9|
Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: "Ndiqmë!'. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
-
10
|Mateo 9:10|
Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
-
11
|Mateo 9:11|
Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: "Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?'.
-
12
|Mateo 9:12|
Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
-
13
|Mateo 9:13|
Tani shkoni dhe mësoni ç´do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët'.
-
14
|Mateo 9:14|
Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: "Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?'.
-
15
|Mateo 9:15|
Dhe Jezusi u tha atyre: "A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t´ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 1-4