-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Mateo 8:20|
Dhe Jezusi i tha: "Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën'.
-
21
|Mateo 8:21|
Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: "O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim'.
-
22
|Mateo 8:22|
Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet'.
-
23
|Mateo 8:23|
Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.
-
24
|Mateo 8:24|
Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.
-
25
|Mateo 8:25|
Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: "O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!'
-
26
|Mateo 8:26|
Por ai u tha atyre: "Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?'. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.
-
27
|Mateo 8:27|
Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: "Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?'.
-
28
|Mateo 8:28|
Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.
-
29
|Mateo 8:29|
Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: "Ç´është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7