-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Mateo 9:16|
Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
-
17
|Mateo 9:17|
Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy'.
-
18
|Mateo 9:18|
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: "Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë'.
-
19
|Mateo 9:19|
Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
-
20
|Mateo 9:20|
Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.
-
21
|Mateo 9:21|
Sepse thoshte me vete: "Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem'.
-
22
|Mateo 9:22|
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: "Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar'. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
-
23
|Mateo 9:23|
Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
-
24
|Mateo 9:24|
u tha atyre: "Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle'. Dhe ata e përqeshnin.
-
25
|Mateo 9:25|
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5