-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Mateo 8:30|
Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.
-
31
|Mateo 8:31|
Dhe demonët iu lutën duke i thënë: "Në qoftë se na dëbon, na lejo të shkojmë në atë tufë derrash'.
-
32
|Mateo 8:32|
Dhe ai u tha atyre: "Shkoni!'. Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.
-
33
|Mateo 8:33|
Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.
-
34
|Mateo 8:34|
Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.
-
1
|Mateo 9:1|
Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
-
2
|Mateo 9:2|
Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: "Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!'
-
3
|Mateo 9:3|
Atëherë disa skribë thanë me vete: "Ky po blasfemon!'.
-
4
|Mateo 9:4|
Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: "Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
-
5
|Mateo 9:5|
Në fakt, ç´është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7