-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Mateo 7:19|
Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
-
20
|Mateo 7:20|
Ju, pra, do t´i njihni profetët nga frytet e tyre.
-
21
|Mateo 7:21|
Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
-
22
|Mateo 7:22|
Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".
-
23
|Mateo 7:23|
Dhe atëherë unë do t´u sqaroj atyre: "Unë s´ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".
-
24
|Mateo 7:24|
Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
-
25
|Mateo 7:25|
Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
-
26
|Mateo 7:26|
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
-
27
|Mateo 7:27|
Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh'.
-
28
|Mateo 7:28|
Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7