-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Mateo 6:23|
por në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë në errësirë; në qoftë se drita, pra, që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!
-
24
|Mateo 6:24|
Askush nuk mund t´u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t´i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t´i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.
-
25
|Mateo 6:25|
Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?
-
26
|Mateo 6:26|
Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?
-
27
|Mateo 6:27|
Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e tij, mund t´i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm?
-
28
|Mateo 6:28|
Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;
-
29
|Mateo 6:29|
dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata.
-
30
|Mateo 6:30|
Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t´ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?
-
31
|Mateo 6:31|
Mos u shqetësoni, pra duke thënë: "Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?".
-
32
|Mateo 6:32|
Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 4-7