-
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Juan 3:25|
Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.
-
26
|Juan 3:26|
Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: "Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai'.
-
27
|Juan 3:27|
Gjoni u përgjigj dhe tha: "Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.
-
28
|Juan 3:28|
Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".
-
29
|Juan 3:29|
Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!
-
30
|Juan 3:30|
Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.
-
31
|Juan 3:31|
Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
-
32
|Juan 3:32|
Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.
-
33
|Juan 3:33|
Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
-
34
|Juan 3:34|
Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7