-
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Juan 3:35|
Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.
-
36
|Juan 3:36|
Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të'.
-
1
|Juan 4:1|
Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni
-
2
|Juan 4:2|
(ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),
-
3
|Juan 4:3|
e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.
-
4
|Juan 4:4|
Por duhej të kalonte nëpër Samari.
-
5
|Juan 4:5|
Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.
-
6
|Juan 4:6|
Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.
-
7
|Juan 4:7|
Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: "Më jep të pi',
-
8
|Juan 4:8|
sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7