-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Juan 4:19|
Gruaja i tha: "Zot, po shoh se ti je një profet.
-
20
|Juan 4:20|
Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë'.
-
21
|Juan 4:21|
Jezusi i tha: "O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.
-
22
|Juan 4:22|
Ju adhuroni atë që s´e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.
-
23
|Juan 4:23|
Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.
-
24
|Juan 4:24|
Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t´a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën'.
-
25
|Juan 4:25|
Gruaja i tha: "Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë'.
-
26
|Juan 4:26|
Jezusi i tha: "Unë jam, ai që po të flet!'.
-
27
|Juan 4:27|
Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: "Çfarë do?' ose: "Pse po flet me të?'.
-
28
|Juan 4:28|
Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7