-
-
Bibla Shqiptare
-
-
49
|Juan 4:49|
Nëpunësi i mbretit i tha: "Zot, zbrit para se djali im të vdesë'.
-
50
|Juan 4:50|
Jezusi i tha: "Shko, djali yt jeton!'. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.
-
51
|Juan 4:51|
Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: "Djali yt jeton!'.
-
52
|Juan 4:52|
Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: "Dje në orën e shtatë e lanë ethet'.
-
53
|Juan 4:53|
Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: "Djali yt jeton'; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.
-
54
|Juan 4:54|
Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.
-
1
|Juan 5:1|
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
-
2
|Juan 5:2|
Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
-
3
|Juan 5:3|
Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
-
4
|Juan 5:4|
Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7