-
-
Bibla Shqiptare
-
-
39
|Juan 4:39|
Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: "Ai më tregoi gjithçka kam bërë'.
-
40
|Juan 4:40|
Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.
-
41
|Juan 4:41|
Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.
-
42
|Juan 4:42|
Dhe ata i thoshnin gruas: "S´është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës'.
-
43
|Juan 4:43|
Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,
-
44
|Juan 4:44|
sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.
-
45
|Juan 4:45|
Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.
-
46
|Juan 4:46|
Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.
-
47
|Juan 4:47|
Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.
-
48
|Juan 4:48|
Atëherë Jezusi i tha: "Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7