-
-
Bibla Shqiptare
-
-
37
|Juan 7:37|
Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: "Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.
-
38
|Juan 7:38|
Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë'.
-
39
|Juan 7:39|
Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.
-
40
|Juan 7:40|
Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: "Ky është me të vërtetë Profeti!'.
-
41
|Juan 7:41|
Të tjerë thoshnin: "Ky është Krishti'. Kurse të tjerë thoshnin: "Vallë nga Galilea vjen Krishti?
-
42
|Juan 7:42|
A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?'.
-
43
|Juan 7:43|
Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
-
44
|Juan 7:44|
Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.
-
45
|Juan 7:45|
Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: "Pse nuk e sollët?'.
-
46
|Juan 7:46|
Rojet u përgjigjen: "Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10