-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Juan 7:17|
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
-
18
|Juan 7:18|
Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.
-
19
|Juan 7:19|
A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?'.
-
20
|Juan 7:20|
Turma u përgjigj dhe tha: "Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?'.
-
21
|Juan 7:21|
Jezusi u përgjigj dhe u tha: "Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
-
22
|Juan 7:22|
Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.
-
23
|Juan 7:23|
Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?
-
24
|Juan 7:24|
Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!'
-
25
|Juan 7:25|
Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: "A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
-
26
|Juan 7:26|
E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10