-
-
Bibla Shqiptare
-
-
58
|Juan 6:58|
Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë'.
-
59
|Juan 6:59|
Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.
-
60
|Juan 6:60|
Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: "Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?'.
-
61
|Juan 6:61|
Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: "Kjo ju skandalizon?
-
62
|Juan 6:62|
Ç´do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?
-
63
|Juan 6:63|
Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.
-
64
|Juan 6:64|
Por janë disa midis jush që nuk besojnë'; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;
-
65
|Juan 6:65|
dhe thoshte: "Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im'.
-
66
|Juan 6:66|
Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.
-
67
|Juan 6:67|
Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: "A doni edhe ju të largoheni?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10